BEJRUT, 17 nëntor /ATSH-AFP/- Media shtetërore libaneze raportoi sot një sulm izraelit në qendër të Bejrutit.
Sipas një burimi të sigurisë – sulmi kishte në shënjestër degën libaneze të partisë siriane “Baath”.
“Armiku kreu një sulm në Ras al-Nabaa”, tha Agjencia Kombëtare e Lajmeve duke iu referuar një zone pranë ambasadës franceze dhe një universiteti.
Burimi i sigurisë, duke kërkuar anonimitetin, tha se sulmi kishte në shënjestër degën libaneze të partisë siriane “Baath”, zyra e së cilës ndodhet në një apartament. //a.i/
