Ballina Flash

80-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Gonxhja ndan foton ikonike të piktorit Bukurosh Sejdini

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përkujtoi sot 80-vjetorin e Çlirimit të Tiranës përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë një vepër artistike ikonike nga koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve.

“17 Nëntori, 80 vjet nga çlirimi i Tiranës,” shkroi ministri, duke shoqëruar postimin me veprën “Çlirimi i Tiranës” të piktorit Bukurosh Sejdini, realizuar në vitin 1957.

Vepra, e cila është pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, sjell në kujtesë emocionet dhe heroizmin e atyre ditëve historike që çuan në çlirimin e kryeqytetit, duke mbetur një simbol i sakrificës dhe lirisë për të gjithë shqiptarët.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStërvitja në Bullgari, Vengu: FA treguan aftësi të shkëlqyera operacionale në bashkëpunim me aleatët e NATO-s
Artikulli tjetër80-vjetori i çlirimit të Tiranës, Rama ndan foto nga aktivitetet e nxënësve