Ballina Flash

Liga e Kombeve, Shqipëri-Çeki, tifozët spektakël në stadium

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sonte në orën 20:45 me Çekinë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ndeshje e vlefshme për grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Atmosfera në stadium është elektrizuese dhe të gjithë djemtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin në stadiumin “Air Albania”, që do të jetë i mbushur në maksimum nga tifozët e Kombëtares për këtë takim.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka publikuar formacionin titullar me të cilin kuqezinjtë do të zbresin sonte në fushë. Rreshtimi me skemën 4-3-3 nuk ndryshon. Në portë do të jetë Strakosha, teksa në mbrojtje do të rreshtohen Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë do të jenë Asllani dhe Ramadani dhe Laçi. Krahët e sulmit do të mbulohen nga Asani dhe Bajrami, ndërsa maja e sulmit i është besuar Tucit.

Trajneri i Çekisë Ivan Hasek i ka besuar Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Chory, Sulc.

Shqipëria dhe Çekia janë përballur 4 herë mes tyre që nga koha kur Çekia u nda nga Sllovakia.

Deri tani statistikat flasin për epërsi të çekëve, të cilët kanë fituar 2 ndeshje, teksa një sfidë ka përfunduar në barazim dhe një fitore shënohet për Shqipërinë.

Sfida e parë për grupin B1 të Ligës së Kombeve 11 tetorit 2024 e luajtur në Pragë, përfundoi me fitoren 2-0 të çekëve me dy gola të Thomas Chory’.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAtmosferë elektrizuese në prag të nisjes së duelit Shqipëri-Çeki
Artikulli tjetërSpiropali takim me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit