Ballina Aktualitet

Fondet e BE-së për bujqësinë, Basha: Korrupsioni dëmtoi fermerët

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, akuzoi sot qeverinë për bllokimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë, duke theksuar se korrupsioni i qeverisë ka lënë fermerët shqiptarë pa mbështetje, ndërsa vendet fqinje përfitojnë miliona euro.

Basha u shpreh se kryeministri Rama ka përgjegjësi në këtë skandal dhe për paligjshmëritë që ka përfshirë çdo nivel të administratës shtetërore.

Sipas tij, programi i Demokratëve Euroatlantikë për ringjalljen e bujqësisë shqiptare, parashikon 100 milionë euro subvencione për fermerët dhe 50 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës bujqësore.

Basha premtoi se programi i PD-së do të ndihmojë 150 mijë familje fermere të dalin nga varfëria dhe do të rikthejë mbështetje nga BE.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu: Operacionet e valvulave të zemrës me metodën miniinvazive tek “Shefqet Ndroqi”
Artikulli tjetërTabaku: Buxheti 2025, kosto për shqiptarët, favor për monopolet