Ballina Bota

FOKUS – Franca po përjeton një ”dimër” demografik

ROMË, 15 nëntor /ATSH-ANSA/ – Prej vitesh ajo është marrë si një shembull i virtytshëm për sa i përket lindshmërisë, por prej disa kohësh Franca ka hyrë në dimrin e saj demografik.

”Tendenca, e cila tashmë është shfaqur vitet e fundit”, konfirmon një studim të fundit nga  Instituti Kombëtar i Statistikave (INSEE) në Paris, ”tregon rënie të lindjeve në Francë në vitin 2023, që ishte më e lartë se mesatarja evropiane”.

”Në mënyrë të veçantë, numri i lindjeve ra me 6,6% vitin e kaluar, duke kaluar për herë të parë nën pragun simbolik prej 700 mijë foshnjash që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, thekson INSEE.

Në Bashkimin Evropian në tërësi, në vitin 2023 ka pasur 3,7 milionë lindje, pra 5,5% më pak se një vit më parë.

Në Francë, rënia lidhet me disa faktorë.

Numri i grave nga mosha 20 deri në 40 vjeç, në moshë për të lindur fëmijë, ka rënë dhe këto gjenerata më të vogla të grave po bëjnë më pak fëmijë.

INSEE saktëson se në vitin 2023 rënia e lindjeve preku gratë e të gjitha moshave, për herë të parë që nga viti 2010.

Në një mënyrë pothuajse të paprecedentë, gratë mbi 35 vjeçe kishin gjithashtu më pak fëmijë.

Megjithëse në rënie, shkalla e lindshmërisë së Francës megjithatë mbetet më e larta në BE, me 1,79 fëmijë për grua në vitin 2022, viti i fundit për të cilin ka të dhëna, kundrejt një mesatareje të BE-së prej 1,46./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇela takim me ambasadorin Atay: Përafrim i modelit turk të turizmit me atë shqiptar
Artikulli tjetërPërfaqësuesja e Çekisë mbërrin në Tiranë për sfidën ndaj kuqezinjve