TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është paraqitur sot sërish në Prokurorinë e Posaçme.
Në hyrje të SPAK, Dogjani u tha gazetarëve se po hynte në SPAK që të merrte disa akte.
Deputeti është në hetim pasuror, teksa më 4 nëntor, për gati 2 orë ai dha shpjegime për shtëpinë 100 metra katrorë që ka blerë në 2006-ën.
Pas daljes nga SPAK më 4 nëntor, Dogjani u shpreh se po hetohej për shtëpinë e tij, pas një kallëzimi që është bërë nga një ndërtues, të cilin ai e quajti “zaptues”.
“Sot kam marrë edhe banorët edhe ish-pronarë të e pallatit ku jetojnë, sepse për këtë kam ardhur edhe sot dhe kam marr kopjet e aktit me cd. Këtu kam edhe një dosje të cilën u’a kam çuar edhe ambasadorëve sepse shteti shqiptar nuk funksionon. Kam kërkuar interpelanca, kam bërë debate në parlament i kam kërkuar kryeministri Rama lidhje me grabitjen e pronës publike. Por ajo që më bën përshtypje është se unë bëj denoncim për vjedhje të pronës publike me korrupsion. Kam denoncuar publikisht grabitjen e pronës publike në mes të Tiranës në bashkëpunim e Kadastrën. Vetë kadastra e ka anuluar vendimin e vetë të ;legalizimit, e kemi kallëzuar në prokurori.”, tha Dogjani.
/r.e/a.f/























