Ballina Flash

Kurti flet për fitoren e Trump: Ne punojmë me çdo administratë të SHBA-ve

PRISHTINË, 11 nëntor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me çdo administratë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), pavarësisht se cili kandidat ka fituar. Pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, Kurti tha se qeveria është e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin jo vetëm në aspektin diplomatik. I pyetur për bisedën mes Trump e presidentit, Aleksandër Vuçiq, shefi i ekzekutivit tha se “kush i ka raportet më mirë me kënd nuk e di këtë punë”.

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të dielën vonë se ka biseduar në telefon me Donald Trump, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA.

Kurti deklaroi se “kush i ka raportet më mirë me kënd nuk e di këtë punë”.

Shefi i ekzekutivit pas vizitës në Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë foli edhe për votimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. /KosovaPress/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiqësoret me Moldavinë, Bushi: I lumtur për lojtarët që kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë
Artikulli tjetërBEJRUT – I dërguari i SHBA-së mund të kthehet në Liban për të diskutuar marrëveshjen e armëpushimit