Ballina Aktualitet

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Lazër Çardaku

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (KPK) ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme prokurorin e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Lazër Çardaku.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatorë Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen.

Lazër Çardaku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Pukës dhe në 1999-ën është emëruar si prokuror në Shkodër. Ai ka drejtuar Prokurorinë e Matit në vitet 2008-2012 dhe më pas e ka ushtruar funksionin si prokuror i shkallës së parë dhe i Apelit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOpozita në protestën e 33-të para bashkisë
Artikulli tjetërSPAK 2.17 miliardë lekë në 2025, Shehu: Kemi kërkuar shtesë për personel dhe ndërtimin e godinës së re