Ballina Flash

Kurti uron Trumpin: Mezi presim të punojmë së bashku

PRISHTINË, 6 nëntor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar të mërkurën kandidatin republikan, Donald Trump, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Kryeministri Kurti ka shkruar në X se SHBA-ja është një aleat kyç për Kosovën. Kurti thekson se “mezi pret qe të punojë me Trump për përparim dhe paqe”.

“Urime President Donald Trump për fitoren tuaj në zgjedhje. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, ka shkruar Kurti në X.

Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht nënpresidente e Amerikës, dhe republikani Donald Trump, i cili ishte president nga viti 2017 deri më 2021. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForcohet dollari, këmbehet me 91.34 lekë
Artikulli tjetërRama: Transformimi i zonës historike shndërron Zdralen në pol ekonomik dhe turistik të Shkodrës