Ballina Bota

SHBA – Biden ndjek zgjedhjet nga Shtëpia e Bardhë

UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti në largim i SHBA, Joe Biden po ndjek ngjarjet e ditës së zgjedhjeve nga Shtëpia e Bardhë, por nuk po planifikon të bëjë ndonjë paraqitje publike.

Anëtarët e ekipit të tij i thanë transmetuesit CNN se Biden dhe bashkëshortja Jill planifikojnë të shikojnë rezultatet e zgjedhjeve së bashku me stafin dhe menaxherët e lartë të rezidencës së Shtëpisë së Bardhë.

Dita do të jetë krejt ndryshe nga ajo që shumica e qytetarëve amerikanë, përfshirë vetë Bidenin, kishin imagjinuar disa muaj më parë përpara se të tërhiqej nga gara pas presionit nga brenda partisë së tij.

E nominuara e demokratëve është zëvendëspresidentja Kamala Harris, të cilën Biden e mbështeti në fushatën e saj të stuhishme pas tërheqjes së tij./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump dhe Harris u kërkojnë mbështetësve të votojnë pa marrë parasysh kohën
Artikulli tjetër80-vjetori i Çlirimit, Rama: Festime në të gjithë vendin, ngjarje e rëndësishme në gjurmët e historisë