Ballina Bota

SHBA – Trump dhe Harris u kërkojnë mbështetësve të votojnë pa marrë parasysh kohën

UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Kandidati republikan, Donald Trump u bëri thirrje sot mbështetësve të tij që të votojnë, pavarësisht nga radhët e gjata në qendrat e votimit, me ditën e zgjedhjeve që po shkon mirë në Shtetet e Bashkuara.

“Entuziazmi i votuesve është i JASHTËZAKONSHËM”, shkroi ai në X.

“Kjo do të thotë se radhët do të jenë të gjata! Unë kam nevojë që ju të jepni votën tuaj pa marrë parasysh sa kohë u duhet. QËNDRONI NË RADHË!”, theksoi ai.

“Demokratët Radikalë Komunistë duan që ju t’i mblidhni plaçkat dhe të shkoni në shtëpi”, shkroi ai.

Edhe kandidatja demokrate Kamala Harris gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të votojnë, duke thënë në X se “sot është shansi juaj i fundit për të pasur ndikim në këto zgjedhje”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Agjencitë federale: Rusia dhe Irani po shtojnë përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet amerikane
Artikulli tjetërSHBA – Biden ndjek zgjedhjet nga Shtëpia e Bardhë