Ballina Aktualitet

Gonzato: Drejtësia dhe kujtesa, hapa kritikë për Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato vizitoi sot Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ai diskutoi me drejtoreshën e AIDSSH, Gentiana Sula mbi rolin e tyre vendimtar për të hedhur dritë mbi periudhën e errët të së shkuarës komuniste.

“Përcaktimi i së vërtetës, rivendosja e transparencës dhe dëmshpërblimi i duhur i viktimave të brutalitetit komunist janë e vetmja mënyrë për të rikthyer dinjitetin e viktimave dhe për t’i hapur rrugën pajtimit”, theksoi Goznato.

“Drejtësia dhe kujtesa janë hapa kritikë për Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE”, nënvizoi ai.

“Me mbështetjen e BE-së, Shqipëria po trajton çështjen e personave të zhdukur në një përpjekje për të nderuar viktimat si dhe për të edukuar të rinjtë e saj përmes gabimeve të së shkuarës”, shtoi më tej ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Nëse buxheti do ishte për qytetarët, s’do kishte pension nën 300 euro
Artikulli tjetërSHBA 2024 – FBI paralajmëron kundër videove të rreme zgjedhore