Ballina Ekonomi

Rehabilitim kanalit Dushk-Gramsh-Bicukas, siguron kullimin e 7500 ha tokë bujqësore

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Fier, po rehabiliton kanalin e ujërave të larta Dushk-Gramsh-Bicukas, që siguron kullimin e 7500 hektarëve tokë bujqësore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente nga puna që po zhvillohet në këtë vepër të rëndësishme që i vjen në ndihmë fermerëve të zonës për prodhimin në bujqësi.

“Me një gjatësi prej 12.5 km, kanali kullon ujërat e larta të kodrave të Njësisë Administrative Dushk si dhe fushat e Njësisë Administrative Tërbuf me një sipërfaqe totale 7500 hektarë”, tha Denaj.

Zgjerimi i investimeve në sistemin e ujitjes dhe kullimit në sektorin e bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë.

Përmes investimeve që do të ndërmerren në periudhën 2025-2027, MBZHR synon të realizojë rritjen e përqindjes së fermerëve që përfitojnë nga përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe kulluese ndaj totalit të fermerëve në sipërfaqen potencialisht të ujitshme nga 75% në vitin 2024, në 78% në vitin 2027. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAplikimet për në Akademinë ‘West Point’ në SHBA, nëntogerët Hilaj dhe Shkëmbi: Eksperiencë e jashtëzakonshme
Artikulli tjetërKompleksi i ri i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës, Manastirliu: Laboratorë të avancuar e hapësira rekreative