Ballina Bota

IRAN – Lideri suprem Khamenei kërcënon Izraelin dhe SHBA

TEHERAN, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, bëri sot  ​​kërcënime të reja ndaj armiqve të mëdhenj iranianë, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, pas konfrontimeve të fundit ushtarake.

“Armiqtë, qofshin regjimi sionist apo Amerika, me siguri do të marrin një përgjigje shkatërruese ndaj asaj që po i bëjnë Iranit dhe frontit të rezistencës”, tha 85-vjeçari Khamenei në një takim në Teheran.

Nëse do të kishte një përgjigje ushtarake ndaj sulmit hakmarrës izraelit, një javë më parë, mbetet gjithçka e hapur.

Rreziku i një lufte të madhe dhe të hapur midis Iranit dhe Izraelit është rritur kohët e fundit.

Një javë më parë, Izraeli goditi Iranin me sulme ajrore në atë që vendi e përshkroi si hakmarrje për një sulm raketor iranian në fillim të tetorit.

Më pas, pati deklarata dhe raporte kontradiktore nëse ushtria e Iranit do të përgjigjej.

I ashtuquajturi Boshti i Rezistencës i Iranit, një aleancë joformale e grupeve militante islamike të mbështetura nga Teherani, përfshin lëvizjen libaneze Hezbollah dhe lëvizjen palestineze Hamas në Rripin e Gazës./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArkitekti Ricardo Santonja sjell në Tiranë përmes fotografive Spanjën bashkëkohore
Artikulli tjetërPanair për ullirin në Dushk të Lushnjës, Sefa: Promovojmë punën dhe kulinarinë e zonës