Ballina Ekonomi

Balluku dhe Denaj në Qendrën e Transferimit Teknologjik Bujqësor: Investime në laboratorë bashkëkohorë


TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, vizituan sot Qendrën e Transferimit Teknologjik Bujqësor.

Balluku dhe Denaj informuan se qeveria po shikon mundësinë e investimeve në laboratorët e qendrave kombëtare të bujqësisë.

“Janë pesë qendra kombëtare në të gjithë Shqipërinë që krijojnë mundësinë e implementimit të inovacionit dhe metodave të reja për sektorë të ndryshëm të zhvillimit ekonomik e bujqësor. Jemi duke studiuar mundësitë e investimeve në laboratorë bashkëkohorë në mënyrë që dhe koha e procesimit për analizat e tokës të bëhet sa më shpejt”, tha Denaj.

Sipas Denajt, në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Inovacionit po shihet mundësia e ngritjes së serrave moderne të vitit 2030 si dhe “jemi të gatshëm që të investojmë për të krijuar jo vetëm një qendër ku shikohet pjesa e produkteve, por njëkohësisht dhe mënyrës se si gjithë infrastruktura i shërben produktit”.

Denaj u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë për të përfituar nga masat e Skemës së Investimeve, teksa theksoi se në këto masa përfshihet edhe mbështetja e sistemit të vaditjes me pika.

Zv/kryeministrja Balluku tha se qeveria dhe të gjitha agjencitë në vend kanë në fokus mbështetjen e sektorit bujqësor.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Amorim trajneri i ri i Manchester United
Artikulli tjetërZhupa dërgon në Kushtetuese ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”: Favorizon oligarkët