TBILISI, 30 tetor /ATSH/ – Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i bëjë presion partisë ”Ëndrra gjeorgjiane”, për t’i rishqyrtuar rezultatet e zgjedhjeve të vjedhura të fundjavës, sepse në të kundërtën vendi kandidat për anëtarësim në BE dhe me aspirata për anëtarësim në NATO rrezikon të humbë perspektivën evropiane.
Zurabishvili deklaroi se ”partnerët evropianë dhe perëndimorë të Gjeorgjisë duhet të bëjnë presion ekstrem te autoritetet, në mënyrë që të rishikohen rezultatet e zgjedhjeve, dhe të vlerësohet sa janë vjedhur zgjedhjet”.
Zurabishvili dhe partitë opozitare kanë thënë se rreth 300 000 vota janë manipuluar në favor të partisë ”Ëndrra gjeorgjiane”, e cila ka pretenduar fitore me 54 për qind të votave.
”Këto pretendime kanë nxitur protesta në të cilat kanë marrë pjesë mijëra gjeorgjianë, të cilët kanë bërë akuza për ndërhyrje ruse në zgjedhje”, shkruan REL./ /os/























