Ballina Aktualitet

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-nënkryetarin e bashkisë Kukës

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Prokuroria Kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën duke kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Granit Gjanën, ish-nënkryetar i bashkisë së Kukësit.

Ish-prefekti i Kukësit për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitojë ulje të masës së dënimit. SPAK gjithashtu kërkoi shlyerjen e dënimit, nëse shpallet fajtor, me 2 vite shërbim prove.

Granit Gjana, akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste. Sipas akuzës, Gjana dyshohet se në kohën kur ka qenë nënkryetar i bashkisë së Kukësit ka ndërhyrë në procesin e prokurimeve publike duke favorizuar palë të caktuara, çka bie ndesh me ligjin për barazinë në tendera dhe konkurrencën e ndershme.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Cilat janë përfitimet e shumta e të pasurit një kafshë shtëpiake?
Artikulli tjetërIbrahimaj: Ekspertizë ndërkombëtare për zhvillimin e sipërmarrjeve drejt standardeve të BE-së