Ballina Aktualitet

Basha: Aleancë kundër SPAK, përpjekje për të nxitur krizë të re artificiale

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, deklaroi sot se aleanca kundër SPAK-ut është në veprim me kohë të plotë.

“Pasi amnistuan “bishtat” e korrupsionit, tani po përgatiten të amnistojnë “kokat” e pandëshkuara të 34 viteve të fundit. Frika nga një fund i padenjë për një sistem të kalbur në zemër, sidomos pas rënies së dy prej tre shtyllave të “trekëndëshit të Bermudës”, ka intensifikuar përpjekjet për të nxitur një krizë të re artificiale, objektivi final i së cilës është një amnisti e re për të mbuluar korrupsionin e kaluar”, shprehet Basha.

Sipas tij, muaj më parë u faktua denoncimi i demokratëve euroatlantikë për komplot ndaj drejtësisë të Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Ai u kërkoi institucioneve të drejtësisë të mos shantazhohen dhe të veprojnë sipas misionit të tyre historik.

Basha theksoi se shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie që garanton mirëqeverisje dhe një jetë më të mirë për familjet e tyre. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROMË – Papa Françesku thekson përfitimet e migrimit
Artikulli tjetër“Kosovo – Albania Theatre Showcase- 2024” me shfaqje dhe diskutime për teatrin dhe dramaturgjinë