Ballina Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë Orela Troplinin, ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative Durrës

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Orela Troplini, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë, Durrës.

Ky vendim i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Roland Ilia, Genta Tafa Bungo relatore, Xhensila Pine anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

/k.s/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shqipëria ime” në Athinë, Kumbaro: Gjirokastra e UNESCO-s në qendër të këtij rrugëtimi kulturor
Artikulli tjetërRama: Punime me ritme të mira në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8