Ballina Flash

Mbrëmje kushtuar Dritëroit, me vargjet e pazbuluara

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Një mbrëmje-homazh për Dritëro Agollin u zhvillua në fundjavë, me vargjet e tij të pazbuluara. Publiku shijoi vargjet e Dritëroit përmes interpretimit emocionues të aktores Ema Andrea dhe këngëtarit Gjergj Kaçinari.

Aktiviteti u zhvillua pranë sheshit “Skënderbej”, ku përveç interpretimit të vargjeve, një pjesë e tyre të kthyera në këngë, pati edhe performanca koreografike.

Në këtë aktivitet që zhvillohet në muajin e tij të lindjes, ishin të pranishëm familjarë, miq e adhurues të shkrimtarit.

Mbrëmja ishte si një homazh i gjallë për jetën dhe veprën e shkrimtarit të shquar Dritëro Agollit, duke përforcuar pozitat e tij si një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë shqipe, ndërkohë që vargjet e tij vazhdojnë të frymëzojnë brezat edhe pas largimit fizik.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoncert me muzikë klasike në teatrin “Migjeni”
Artikulli tjetërSpiropali-Zach: Zgjerim i bashkëpunimit politik, ekonomik e kulturor me Austrinë