Ballina Ekonomi

Denaj: Përmirësim i kullimit për 430 ha në zonën e Sheqishtës

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar për zhvillimin e infrastrukturës bujqësore dhe përmirësimin e kushteve për fermerët, duke garantuar rritjen dhe cilësinë e rendimentit të prodhimit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga puna që po kryhet në kanalin kullues K15/A, në zonën Sheqishtë, Patos.

“Kanali kullues K15/A, me një gjatësi prej 2.4 km, që kalon në zonën Sheqishtë, Patos, përmirëson kullimin e 430 ha sipërfaqe, me një volum të përgjithshëm aluvionesh prej 35,000 m3”, tha Denaj.

Zona e Sheqishtës është një nyje kryesore e prodhimit bujqësor prej nga furnizohen disa tregje kryesore të vendit.

Investimet në përmirësimin e infrastrukturës së ujitje-kullimit, janë mbështetje e rëndësishme për fermerët për sezonin e prodhimeve, por dhe parandalimin e përmbytjeve. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Meloni përgatit dekretin e migrantëve në Qendrat e Përhershme dhe Riatdhesimit në Shqipëri
Artikulli tjetërRama: Standarde më të mira për nxënësit e shkollës “Avni Rustemi” në Tepelenë