Ballina Bota

BRUKSEL – BE kritikon ndërhyrjen e paprecedentë të Rusisë në referendumin e Moldavisë

BRUKSEL, 21 tetor /ATSH-DPA/- Referendumi në Moldavi për të përfshirë në kushtetutë një kurs pro-Bashkimit Evropian po ndodh “nën ndërhyrjen e paprecedentë të Rusisë”, tha sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Ndërhyrja në zgjedhje nga Rusia për të destabilizuar proceset demokratike në Republikën e Moldavisë është vërejtur për një kohë të gjatë”, tha zëdhënësi.

Votimi u zhvillua të dielën. “Akuzat për blerje votash në Moldavi, transportimi i votuesve me autobusë dhe fushatat masive propagandistike nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj në vend janë disa nga shembujt e fundit”, tha ai.

Ish-republika sovjetike e Moldavisë me sa duket ka votuar me një shumicë të vogël për të përfshirë në kushtetutë një kurs pro-Bashkimit Evropian, megjithëse rezultati nuk është përfundimtar.

“BE është e vendosur të mbështesë rritjen ekonomike të Moldavisë dhe reformat demokratike si një fqinj shumë i rëndësishëm dhe një vend kandidat për t’u bashkuar me bllokun”, shtoi zëdhënësi. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBushi: Organizimi i Evropianit U-21, gjëja më e bukur që i ka ndodhur ndonjëherë Shqipërisë
Artikulli tjetërMOSKË – Rusia kërkon prova të manipulimit në zgjedhjet në Moldavi