Ballina Flash

Rama: Restaurimi i Manastirit të Mesopotamit zbulon tjetër thesar të trashëgimisë kulturore

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Një tjetër thesar i vyer i trashëgimisë sonë kulturore ka dalë në dritë, në kishën e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam.

Projekti i restaurimit vjen në zbatim të memorandumit të bashkëpunimit nënshkruar mes ish-Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Europiane për Monumentet Bizantine dhe Postbizantine.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi të pikturave murale, të cilat sipas tij, “po rilindin nga e para përmes restaurimit që po iu bëhet detaj pas detaji për të ruajtur dekorin autentik të tyre”.

Në Manastirin e Mesopotamit ndërhyrjet nisën prej datës 27 gusht dhe fokusohen në ndërhyrje konservuese/restauruese në pikturën murale të kësaj kishe.

Më herët, afresket kishin qenë të mbuluara nga llaçi dhe lyerjet me gëlqere.

Ndërhyrjet në këtë kishë, i përkasin fazës së parë të punimeve të parashikuara në një projekt, i cili është planifikuar të vazhdojë edhe në vitin 2025.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbahet takimi i Komitetit të Monitorimit të programit IPARD II, angazhim për adresimin e problematikave
Artikulli tjetërMjekë specialistë bullgarë, sërish ekzaminime falas në bashkinë e Pustecit