Ballina Aktualitet

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, interpelancë me ministren Kumbaro

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare.

Në rend të ditës është interpelanca me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj, ne lidhje me monitorimin e ngarkesave me lënde helmuese që transportohen nga Shqipëria.

Më pas Kuvendi do të shqyrtojë raportin për veprimtarinë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2023.

Në rend të ditës është edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 465, date 29.9.2011, Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit” i ndryshuar.

Më pas Kuvendi do të shqyrtojë projektvendimin “Për zgjedhjen e anëtarit së Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, i ndryshuar, raundi i tretë.

Si dhe projektvendimin “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i tretë.

Në rend të ditës është edhe projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e kryetarit të Bordit”.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMaratona e Tiranës, Veliaj publikon itinerarin: Mbi 4500 garues nga 50 vende
Artikulli tjetërRegjimenti shqiptar i Operacioneve Speciale vlerësohet nga NATO