Ballina Flash

Manastirliu: Gjimnazisti Henri Xhakolli prezanton startup-in “Herakliti-AI”

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Henri Xhakolli, nxënës në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, ka prezantuar startup-in e tij të parë, “Herakliti-AI”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale shembullin e Xhakollit.

“Njihuni me nxënësin e talentuar të gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë, Henri Xhakolli, i pasionuar pas programimit, i cili sapo ka lançuar start-up e tij të parë, “Herakliti-AI”, një mësues digjital që premton të transformojë mësimdhënien”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “ky start-up u vjen në ndihmë nxënësve që të zgjidhin ushtrime hap pas hapi duke përdorur këtë platformë. Janë rreth 3000 ushtrime të zgjidhura ku nxënësit mund të testojnë njohuritë”.

Implementimi i laboratorëve të Inteligjencë Artificiale në shkolla është një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së të rinjve për sfidat e të ardhmes. Këto laboratorë ofrojnë një mjedis praktik, ku nxënësit mund të eksplorojnë dhe të mësojnë për teknologjitë e AI, si dhe të krijojnë projektet e tyre. Janë më shumë se 2000 nxënës që do të përfshihen deri në vitin 2025 në këtë program.

/k.s/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAgroturizmet, qendra ekonomike që nxisin zinxhirin e prodhimit në zonat rurale
Artikulli tjetërAt Shtjefën Gjeçovi, intelektuali françeskan i vrarë nga shovinistët serbë