TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Ditën e sotme Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu.
Grupet e emergjencës së bashkisë Tiranë bashkë me skuadrat e tjera po punojnë për të normalizuar situatën pas shirave të rrëmbyeshëm.
Edhe pse reshjet janë tepër të dendura, kanalizimet po kullojnë sasinë e madhe të ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.
Pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet ndodhen punonjësit e bashkisë së Tiranës, të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës.
/k.s/r.e/






















