TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Instituti i Gjeoshkencave informoi se pasditen e sotme do të ketë reshje të dendura në të gjithë vendin.
Në një njoftim për shtyp IGEO bën të ditur se “në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave”.
Sipas IGEO, në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Nesër, e shtunë, priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.
/k.s/






















