Ballina Aktualitet

Prioritetet legjislative të Parlamentit, VanHorn takim me Bushkën dhe Çupin

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka dhe zëvendëskryetaren Dhurata Çupi.

Takimi u zhvillua për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit, njoftoi sot Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ato theksuan në takim rëndësinë e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPanairi i gastronomisë në Berlin, Denaj: Promovim i traditave më të mira shqiptare
Artikulli tjetërTEL AVIV – IDF raporton tetë ushtarë izraelitë të vrarë në Liban