Ballina Flash

Bardhi: Përjashtimi nga Kuvendi, pa ligj e prova

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot pas vendimit të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend, i cili e përjashtoi  me 60 ditë nga Kuvendi së bashku me deputetët e PD, Flamur Noka, dhe Bledion Nallbati.

“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova”, u shpreh Bardhi në një reagim në platformën X.

Bardhi theksoi se, “përjashtimi i opozitës për 1 muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama”.

“Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin! Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës”, u shpreh Bardhi.

Sekretariati vendosi të përjashtojë me 40 ditë edhe 20 deputetët Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho dhe Dashnor Sula.

Gjithashtu me 10 ditë është përjashtuar Edi Paloka.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – IDF raporton tetë ushtarë izraelitë të vrarë në Liban
Artikulli tjetërPanari i gastronomisë shqiptare, Hasani: Rrisim sigurinë e produkteve dhe tregjet për fermerët