Ballina Aktualitet

Rama: Vizitë krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar nē rrjetet sociale foto nga takimet e zhvilluara në New York ku mori pjesë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Rama shprehet krahas fotoalbumit se kjo ishte një vizitë krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York.

Kryeministri Rama iu adresua Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ku ndër të tjera, kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës edhe nga vendet që akoma nuk e kanë njohur.

Kreu i qeverisë shqiptare mbajti një fjalim  në ditën e dytë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me temë “Samiti për të Ardhmen”.

Rama foli për mundësitë dhe disavantazhet që na përball teknologjia në këto kohë moderne dhe sfidash të reja, në sesionin me temë: “Dialogu për të ardhmen digjitale”.

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryeministri Rama mori pjesë në eventin e organizuar nga organizatat hebreje të titulluar “Bridging Nations: A Tribute to Prime Minister Edi Rama at the UN General Assembly”, dedikuar Shqipërisë dhe rolit kryesor të Kryeministrit Edi Rama në promovimin e unitetit midis vendeve të Ballkanit dhe përpjekjet e tij të përkushtuara në mbrojtjen e të drejtave dhe historive të komuniteteve pakicë, përfshirë hebrenjtë.

Me ftesë të aktivistit shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës Mark Gjonaj, Rama zhvilloi një bashkëbisedim edhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Amerikë

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHasani: 107 mijë shërbime konsullore të kryera gjatë 2024-ës
Artikulli tjetërFOKUS – Oxfam Intermón: 1% e popullsisë së botës ka pasuri më të madhe se 95% e popullsisë globale