Ballina Flash

Rama: Librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”, tashmë në duart e nxënësve dhe mësuesve në diasporë

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë shpërndarë për nxënësit dhe mësuesit shqiptarë në diasporë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si fillim i mbarë për klasat shqipe në diasporë.

Librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë tashmë në duart e nxënësve dhe mësuesve, që me shumë dashuri dhe përkushtim po u mësojnë gjuhën e bukur shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare, theksoi Rama.

Rreth 14 mijë libra shkollorë i janë shpërndarë nxënësve në diasporën shqiptare, ku numërohen rreth 20 mijë nxënës që frekuentojnë kurset e gjuhës shqipe në të gjithë botën, e të cilët mund të zgjedhin të përdorin edhe tekstin digjital krahas atij fizik.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSot seanca e parë gjyqësore për rastin e sulmit në Banjskë
Artikulli tjetërNJU JORK – Blinken bën thirrje për veprime më të ashpra kundër fuqizuesve të Rusisë