Ballina Flash

Osmani takon Bill e Hillary Clinton: Liria e popullit tonë mban edhe vulën e kontributit tuaj

PRISHTINË, 23 shtator /ATSH/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Nju-Jork ka takuar ish-Presidentin Bill Clinton dhe ish-Sekretaren Hillary Clinton.

“Faleminderit, President Clinton dhe Sekretare Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Republikën e Kosovës! Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm”, shkruan Vjosa Osmani në Facebook.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPSIKOLOGJI – Varësia nga rrjetet sociale, vetëm një në tre e kupton këtë ”labirint”
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e martë, 24 shtator 2024