Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 24 shtator 2024

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh si dhe shtim të vranësirave mesatare deri të dendura. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas pritet të zënë pjesën më të madhe të territorit ku pritet të jenë të herë pas hershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Nga orët e mesditës në pjesën veriperëndimore reshjet  pritet të jenë e me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë të rrëmbyeshëm në formën rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Reshjet humbasin territor dhe intensitet nga orët e pasdites por në pjesën veriperëndimore e jug reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave  afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/26 Re shi
Kukës 12/24 Diell re shi
Lezhë 13/25 Re shi
Dibër 12/26 Diell re shi
Durrës 15/26 Re shi
Tiranë 16/26 Re shi
Elbasan 15/27 Diell re shi
Berat 18/28 Diell re shi
Vlorë 19/26 Re shi
Korcë 13/21 Diell re shi
Gjirokastër 14/27 Diell re shi
Sarandë 17/26 Diell re shi

 

                                                                       

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani takon Bill e Hillary Clinton: Liria e popullit tonë mban edhe vulën e kontributit tuaj
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24 SHTATOR 2024