Ballina Aktualitet

Manja me ambasadoren austriake: Projekte të përbashkëta në fushën e drejtësisë

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti në një takim prezantues dhe pune ambasadoren e re të Austrisë në Tiranë, Monika Zach.

Në takim u diskutuan projektet e përbashkëta në fushën e drejtësisë dhe mbështetjen që Austria i ofron reformave në vendin tonë.

Manja theksoi se do të vijojnë përpjekjet për të forcuar bashkëpunimin.

“Me ambasadoren Zach, do të vijojnë përpjekjet për të forcuar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar një sistem drejtësie më eficient dhe të barabartë për të gjithë qytetarët”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.

/r.e//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Berisha e ka kthyer PD si mburojë kundër SPAK
Artikulli tjetërRobert Elsie, libër për rendin e dervishëve bektashianë në Shqipëri