Ballina Flash

PAA kërkon disbursimin e kompensimit financiar paszgjedhor

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Partia Agrare Ambientaliste kërkoi sot disbursimin e fondeve si kompensim financiar paszgjedhor.

“Ndërsa jemi futur në vitin zgjedhor dhe kur partia në pushtet ka angazhuar çdo mekanizëm të pushtetit qendror e vendor që të punojë për fushatën e saj elektorale, PAA-së i mohohet edhe financimi modest që i takon sipas ligjit”, u shpreh kreu i PAA-së, Agron Duka.

Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë, sipas Dukës, ka garuar në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023 dhe ka marrë një rezultat zgjedhor 2.6% të votave të vlefshme.

“Në zbatim të nenit 89, të Ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise”, sipas përllogaritjeve të KQZ-së, PAA përfiton një financim prej 3,544,462 lekë. Por ky detyrim ligjor, ende dhe sot nuk është përmbushur nga qeveria”, thotë ai.

Duka shprehet se të gjitha partitë e tjera që kanë plotësuar kushtin e përfitimit të financimit shtetëror, kanë marrë financime jo vetem paszgjedhore, por edhe parazgjedhore.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMospajtime për temat e diskutimit: Bislimi e Petkoviç nuk takohen në Bruksel
Artikulli tjetërOsmani kërkon të mos merren seriozisht kërkesat e Vuçiçit: Vetëm fjalë e retorikë