Ballina Ekonomi

Rezultatet nga reforma në ujësjellës, Balluku: 18.6% norma e arkëtimit

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Treguesit në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve janë përmirësuar gjatë muajit gusht.

Zëndëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se arkëtimet janë rritur me 18.6 % në gusht të këtij viti, krahasuar me gushtin e 2023-shit.

“Edhe muaji gusht faktoi ecurinë pozitive të treguesve në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. 18.6% norma e arkëtimit, krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar. Reforma që ndërmorëm në sektor po jep rezultate positive”, u shpreh ajo.

Qeveria nisi implementimin e reformës në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në fillim të vitit 2022. Reforma kishte si objektiv agregimin e kompanive dhe marrjen e mazhorancaës së aksioneve nga ana e qeverisë.

Kjo solli edhe shëndoshjen financiare dhe teknike të kompanive, dhe si rrjedhojë edhe një shërbim më të mirë për qytetarët. /a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Joker”, arrestohen 9 persona për lojëra fati të paligjshme në Tiranë
Artikulli tjetërRama: Shkolla e re “Muhedin Sherifi” në Librazhd ka hapur dyert me kushte bashkëkohore