Ballina Bota

KINEMA – Gere: Xhiruam “Pretty Woman” pa e ditur nëse dikush do ta shihte

VENECIA, 2 shtator /ATSH/ – Aktori hollivudian Richard Gere ”zbarkoi” në Festivalin e 81-të të Filmit në Venecia, ku festoi ditëlindjen e tij të 75-të së bashku me gruan e tij, Alejandra Silvia. shkruan il messaggero.it.

Dhe pikërisht me këngën ”Happy birthday” publiku e priti Gere mëngjesin e sotëm, me rastin e një ”masterclass”, ku ai e pa si protagonist së bashku me zëdhënësin e tij italian, Mario Cordova.

Atmosfera u bë menjëherë romantike duke komentuar një nga skenat e shumta ikonike të ”Pretty Woman” në të cilën Eduardi i bie pianos dhe Vivian (Julia Roberts) i afrohet.

Aktori më pas kujton se sa shumë argëtuan ata në xhirimet e “Pretty Woman” (me regji nga Garry Marshall) pa e ditur nëse dikush do ta shihte atë.

Dhe në fund, ndodhi.

Ishte filmi i katërt me fitimet më të larta të vitit 1990 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i treti në mbarë botën./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: Kisha e Shën Mërisë në Maligrad, perlë e trashëgimisë sonë kulturore
Artikulli tjetërRama: Java e Kulturës Hungareze do të mbushë me gjallëri qytetet tona