Ballina Flash

VanHorn takon delegacionin e grave nga policia shqiptare

TIRANË, 31 gusht /ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn priti një delegacion të grave nga policia shqiptare të cilat niseshin në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave në Polici 2024 në Çikago, bëri të ditur ambasada e SHBA në Tiranë.

VanHorn dhe zëvendësshefja e misionit në detyrë Kathryn Hammond theksuan rolin thelbësor të grave drejtuese në shërbimin publik dhe ndikimin e tyre pozitiv në sektorin e drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Delegacioni i përbashkët amerikano-shqiptar përfshin përfaqësues nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së SHBA dhe Departamenti i Drejtësisë – ICITAP.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakO’Brien: Kurti të ndalë veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë
Artikulli tjetërManastirliu inspekton shkollën e rindërtuar në Picar: 25 shkolla të reja hapin dyert me 9 shtator