Ballina Ekonomi

Mbi 4.5 milionë qytetarë hynë në pikat kufitare nga qershori deri në gusht

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli zhvilloi ditën e sotme një vizitë në degën doganore të Morinës.

Gjatë takimit me punonjësit e kësaj dege, vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në përballimin e fluksit të udhëtarëve që këtë sezon turistik ka arritur kulmin me mbi 4.5 milionë qytetarë dhe afro 1.4 milionë mjete që kanë kaluar kufirin nga muaji qershor deri në fund të gushtit.

Gazheli kërkoi përgjegjshmëri, vëmendje të shtuar dhe etikë profesionale nga çdo punonjës i Administratës Doganore në përballje me qytetarët dhe angazhimim maksimal gjatë muajve në vijim ku pritet të vijojë fluksi i udhëtarëve.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu: Spitali ditor në QSUT, inovacion në shërbimet shëndetësore për 65000 pacientë
Artikulli tjetërRama: Shqipëria me BE-në deri në fund, Ballkani Perëndimor nuk është zgjerim, është bashkim