Ballina Bota

FOKUS – Stoltenberg: NATO nuk u përfshi në ofensivën e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

BRUKSEL, 31 gusht /ATSH/ – NATO nuk ishte e përfshirë në ofensivën e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut të Rusisë, deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ukraina nuk ka planifikuar për Kursk me NATO-n dhe aleanca nuk ka pasur asnjë rol”, theksoi ai.

Rreth 10 000 trupa ukrainase kaluan në rajonin perëndimor të Rusisë më 6 gusht. Kievi pretendon se kontrollon rreth 100 vendbanime dhe më shumë se 1000 kilometra katrorë të territorit rus.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ”qëllimi i avancimit në Kursk ishte krijimi i një zone tampon për të ndaluar sulmet e Moskës në rajonin Sumy të goditur rëndë në Ukrainë”.

Moska akuzon shtetet e NATO-s se mbështesin Kievin në pushtimin e tij duke ofruar armë dhe municione për ushtrinë ukrainase, si dhe të dhëna të inteligjencës. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Rusia ka ndikim në rajon, vendet e Ballkanit të jenë të integruara politikisht edhe pa qenë anëtare
Artikulli tjetërMarrëveshja me Italinë për migrantët, Rama: Sillemi si evropianë edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e familjes