Ballina Bota

Tuneli ”Mont Blanc” mes Francës dhe Italisë mbyllet për 15 javë

TORINO, 26 gusht /ATSH-ANSA/ – Tuneli i autostradës Mont Blanc midis Francës dhe Italisë veriore do të mbyllet për 15 javë nga muaji i ardhshëm për shkak të punimeve.

Operatori i tunelit theksoi se lidhja 11 kilometrave do të jetë e pakalueshme nga data 2 shtator deri më 16 dhjetor.

Më shumë se 60 vjet pas përfundimit të tunelit, ai është i mbyllur për punime rinovuese strukturore në dy seksione çemerore 300 metra të gjatë.

Trafiku i automjeteve do të duhet të përdorë rrugë alternative gjatë punimeve të rinovimit.

Rruga kryesore alternative do të jetë autostrada A43, e cila gjithashtu kalon nga Franca në Italinë veriore nëpërmjet tunelit Fréjus dhe rruga nëpërmjet tunelit të Shën Bernardit të Madh në drejtim të veri-lindjes.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan pamje nga mbrëmja në Pukë
Artikulli tjetërSOFT NEWS – ”Downing Street” harton planin kur maçoku Larry të mos jetë më