Ballina Flash

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Pukë

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Qyteti i Pukës vitet e fundit është shndërruar në një prej atraksioneve më të veçanta turistike të veriut.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja e sotme në Pukën e  mbushur me vizitorë vendas e të huaj.

Investimet publike në Pukë e kanë shndërruar këtë qytet në një qendër urbane moderne, me standarde dhe vlera të një atraksioni të veçantë turistik për resurset dhe pozicionin gjeografik ku gjendet.

Përveç shëtitores edhe liqeni është kthyer në një destinacion turistik dhe ofron për të gjithë vizitorët një peizazh të harmonishëm alpin.

Puka është një ofertë turistike e veçantë, mjaft e përshtatshme për shëtitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut) dhe për veprimtari të tjera çlodhëse e argëtuese.

/k.s/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Në 2024 numri i zjarreve në Greqi u rrit me 50%
Artikulli tjetërTuneli ”Mont Blanc” mes Francës dhe Italisë mbyllet për 15 javë