Ballina Flash

Misioni i UNESCO-s vlerëson pellgun ujëmbledhës të Vjosës

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Misioni i UNESCO-s në Shqipëri zhvilloi një vizitë edhe në Peizazhin e Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”, veçanërisht në zonën e Lagunës së Nartës.
Grupi i punës vlerësoi pellgun ujëmbledhës të Vjosës me një sipërfaqe 4,540 km² në territorin shqiptar, për larmshmërinë e relievit, mozaikun e llojeve të ndryshme të habitateve të një shkalle unike në Evropë.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura theksoi se “lugina e Vjosës është padyshim një thesar që meriton të përfshihet në Programit “Njeriu dhe Biosfera”, UNESCO”.
Gjithashtu ekspertët e misionit të UNESCO-s, së bashku me ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, vijojnë punën mbi përgatitjen e dosjes për aplikimin në Programin “Njeriu dhe Biosfera”.
Ky aplikim do të përfshijë tre elementet kryesorë që një Biosferë duhet të përmbushë:
funksionin ruajtës, zhvillimin dhe mbështetjen logjistike.
Grupi i Punës ka vizituar edhe monumentin e natyrës “Ujërat Termale të Bënjës”, si një nga pikat më të rëndësishme ku njeriu, kultura dhe natyra ndërveprojnë.
/k.s/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Kennedy tërhiqet nga gara presidenciale
Artikulli tjetërKINEMA – “Tre kilometra deri në fund të botës” fiton Festivalin e Sarajevës