Ballina Bota

SHBA – Kennedy tërhiqet nga gara presidenciale

UASHINGTON, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Kandidati i pavarur presidencial i SHBA-së, Robert F. Kennedy u tërhoq nga gara për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa njoftoi se emri i tij do të hiqej nga fletëvotimet në shtetet me luhatje.

Në fjalët e mbajtura në Phoenix, Arizona, Kennedy tha se do të hiqte emrin e tij nga fleta e votimit në rreth 10 shtete ku prania e tij do të ndërpritej.

“Në rreth 10 shtete të fushëbetejës, ku prania ime do të prishte punë, nnë do ta heq emrin tim dhe tashmë e kam filluar këtë proces dhe u bëj thirrje votuesve të mos votojnë për mua”, tha ai.

Sipas raporteve, ky veprim bëhet që ai të përfitojë kryesisht nga kandidati republikan presidencial Donald Trump.

Kennedy, mbështetja e parashikuar e të cilit mund të jetë vendimtare në një garë të ngushtë, tha se nuk po tërhiqej plotësisht nga fushata.

“Dua që të gjithë ta dinë se unë nuk po e ndërpres fushatën time. Unë thjesht po e pezulloj dhe nuk po e përfundoj atë”, tha ai.

Në shtetet e mbetura, votat mund të hidheshin ende për të pa dëmtuar Trumpin ose kandidaten demokrate Kamala Harris.

Nipi i ish-presidentit legjendar John F. Kennedy nuk ka asnjë shans për të fituar zgjedhjet presidenciale, pasi ai rezulton me rreth 5%.

Megjithatë, si demokratët ashtu edhe republikanët po e shikojnë atë me shqetësim teksa zgjedhjet do të mbyllen në nëntor dhe Kennedy mund të marrë mbështetje thelbësore nga të dyja palët./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Tre të vrarë dhe nëntë të plagosur pas një sulmi në Solingen
Artikulli tjetërMisioni i UNESCO-s vlerëson pellgun ujëmbledhës të Vjosës