Ballina Bota

ITALI – OIM: Mbi 1 000 migrantë kanë vdekur në Mesdhe nga fillimi i vitit 2024

MILANO, 21 gusht /ATSH-ANSA/ – Mbi 1 000 emigrantë kanë vdekur ose janë shpallur të zhdukur në Mesdheun qendror nga fillimi i vitit 2024 deri më 17 gusht, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

”Viktimat e gjetura ishin 421, ndërsa 603 persona rezultojnë të zhdukur, me një total prej 1 024 personash”, saktësoi IOM.

Në të njëjtën periudhë, migrantët e kapur në det dhe të kthyer në Libi ishin 13 763, nga të cilët 12 220 burra, 947 gra dhe 460 të mitur./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Greqia Firdeuss Berberi
Artikulli tjetërRama: Shkolla “Haxhi Lata” në Suç të Klosit, gati në shtator për të pritur 180 nxënës