TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Policia e Tiranës njofton qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia u kërkon të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe, deri në përfundim të tubimit.
/r.e/














