Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/8/2024

BARCELONË (Spanjë) – Votimi nga parlamenti katalanas për zgjedhjen e socialistit Salvador Illa si kreu i ri i qeverisë rajonale.

UASHINGTON – 50-vjetori i dorëheqjes së Richard Nixon pas skandalit Watergate.

KARAKAS (Venezuelë) – Protestë e opozitës për lirimin e të burgosurve politikë.

BOMBEI (Indi) – Vendimi i Bankës Qendrore për normat e interesit.

OSAKA (Japoni) – Konferencë për shtyp nga ”Kobayashi Pharmaceutical”.

OKB – Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendos për rinovimin e mandatit të forcës së Bashkimit Afrikan në Somali.

OKB – Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi kërcënimin nga grupi i Shtetit Islamik.

KENIA – Demonstrata antiqeveritare për të kërkuar dorëheqjen e presidentit William Ruto.

ADIS ABEBA (Etiopi) – CDC njoftonm mbi epideminë e lisë në Afrikë.

SANTIAGO (Kili) – Vizitë private e presidentit argjentinas, Javier Milei.

KARTAXHENA (Kolumbi) – Samit ministror për AI në Amerikën Latine dhe Karaibe./ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte, 8 gusht 2024
Artikulli tjetërProtesta e opozitës tek Bashkia e Tiranës, akset që do të bllokohen