Ballina Flash

Rama me kryebashkiakun Tavo: Për projektet e reja të Himarës 2030

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se temë e bisedës ishin projektet e reja të këtij mandati dhe plani strategjik Himara 2030.

“Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik Himara 2030 në Shqipërinë 2030”, u shpreh Rama.

Vangjel Tavo fitoi garën për bashkinë e Himarës me 58.62% të votave, përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

/m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARKEOLOGJI – Uji ndihmoi në ngritjen e piramidave egjiptiane?
Artikulli tjetërFëmijët në COD, njohja me hapësirat rekreative të Kryeministrisë