Ballina Flash

Gushti rrit lëvizjet në Morinë, 800 mijë persona në hyrje-dalje gjatë korrikut

PRISHTINE, 6 gusht/ATSH/ Në përgjithësi qytetarët e Kosovës po zgjedhin Shqipërinë për të pushuar duke shtuar fluksin e udhëtarëve në javën e parë të gushtit në pikën kufitarë në Morinë.

 

Veç qytetarëve nga Kosova janë dhe turistë nga vende të rajonit si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e të tjerë që shtojnë fluksin.

Edhe në drejtim të Kosovës ka pasur fluks të lartë sidomos në orët e mbrëmjes duke krijuar radhë të gjata dhe pritje deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë përmes doganës së Vërmicës.

Radhët në hyrje për në Kosovë gjatë mbrëmjeve krijohen edhe nga kthimi i qytetarëve të Kosovës e vendeve të rajonit nga bregdeti shqiptar.

Në korrik sipas policisë vetëm nga kjo pikë kufitare kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 800 mijë persona.

Për 6 muaj të këtij viti sipas policisë kufitare të Kosovës,  rreth 4 milionë e 479 qytetarë nga Kosova kanë hyrë e kanë dalur në pikën e përbashkët kufitare të Vërmicë-Morinë, gati 30 për qind më tepër se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: Turistët edhe gjatë mbrëmjeve vijojnë aktivitetet në Vjosë
Artikulli tjetërSOFT NEWS – “Hugo Boss” i shet biznesin rus partnerit me shumicë “Stockmann”