Ballina Bota

SOFT NEWS – Në mbarë botën qarkullojnë 42 milionë makina elektrike

MYNIH, 28 korrik /ATSH-DPA/- Numri i makinave elektrike po vazhdon të rritet me shpejtësi në mbarë botën, sipas hulumtimeve më të fundit të Qendres për Kërkimin e Energjisë Diellore dhe Hidrogjenit (ZSW), në Gjermani.

ZSW raportoi sot se ishin regjistruar rreth 42 milionë makina me motorë elektrikë në fund të vitit 2023 – rreth 50% më shumë se një vit më parë.

Kjo shifër përfshin automjete elektrike, hibride plug-in dhe automjete elektrike me një zgjerues rrezeje.

Sipas ZSW, në Kinë u regjistruan 23, 4 milionë automjete elektrike të tilla – më shumë se gjysma e stokut global.

Në vendin e dytë renditet SHBA-ja – me 4,8 milionë automjete elektrike.

Gjermania ndodhet në vendin e tretë me 2,3 milionë automjete elektrike, përpara Francës dhe Britanisë së Madhe me përkatësisht 1,6 dhe 1,5 milionë automjete elektrike.

Shifrat dominuese të makinave elektrike në Kinë – nuk ka gjasa të ndryshojnë shumë në një afat të shkurtër, me një rritje në 60% krahasuar me vitin e kaluar – dukshëm më e fortë se në tregjet e tjera kryesore.

“Iniciativa e qeverisë gjermane për të rritur promovimin e makinave të kompanive elektrike mund të jetë vetëm një hap i parë”, tha Andreas Püttner nga ZSW..

Ai sugjeroi heqjen e subvencioneve për automjetet konvencionale – të tilla si avantazhi tatimor për naftën ose privilegji i makinës së kompanisë për motorët me djegie. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshime në Qeveri, propozohen Hoxha, Malaj dhe Vëngu
Artikulli tjetërRama: Në mandatin e katërt përfundojmë Korridorin Blu dhe 8, në 20 milionë numri i turistëve